Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se nuk do ta pranonte çmimin Nobel për Paqe në rast se një ditë do t’i jepej atij.
”Në Europë ekziston një krizë serioze e lidershipit. Nuk gjej guximin të them se cili lider në Europë është shembull”, shtoi ai.
”Nobeli është konsumuar. Nobeli është në një pozitë që vepron politikisht, në mënyrë ideologjike. Nobeli nuk ka asnjë vlerë për mua”, theksoi Erdogan.
”Turqia nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit. Shpërblimi i një vrasësi do të thotë bashkëveprim me zullumin”, përfundoi ai./ atsh