Loading...

Platforma e re e sistemit bankar – Rigjallërim kreditimit dhe ulje të kredive me probleme

Në vijim të punës për zbatimin e “Platformë për rigjallërimin e kreditimit” të rënë dakord midis Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), institucionet e linjës diskutuan në Tiranë, për piketat e kësaj platforme me fokus mbështetjen e kreditorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shoqata Shqiptare e Bankave në bashkëpunim me Korporatën Ndërkombëtare të Financimit (IFC) dhe me mbështetje e Sekretariatit të shteteve Europiane për Tregtinë (SECO), organizuan këtë fund javë workshop-in me temë “Rigjallërimi i kreditimit dhe ulja e NPL-ve”.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, Bankës Botërore, IFC, delegacionit të BE, përfaqësues të bankave nga departamentet juridike dhe të menaxhimit të riskut.

Platforma e re, prek politikat e kreditimit të bankave, sistemet e pagesave dhe edukimin financiar, shtylla të rëndësisshme të sistemit bankar, të cilat nën konsulencën e institucioneve ndërkombëtare synojnë përmirësime rregullative dhe iniciativa konkrete, për nxitjen e kreditimit si një burim i pazëvendësueshëm për rritjen ekonomike dhe ndërmjetësimin financiar.

Përfaqësues të bankave u shprehën se, treguesit financiarë të sektorit bankar, dëshmojnë se potenciali për zgjerimin e kreditimit në tërësi dhe në sektorë të caktuar është i konsiderueshëm. Ndërsa bankat kanë hapësira për të rritur kreditimin me ritme më të shpejta, veçanërisht në monedhën kombëtare dhe në drejtim të sektorëve e subjekteve që kanë qenë më pak të financuar deri tani.

Me qëllim shfrytëzimin e këtij potenciali, është hartuar edhe kjo platformë nëpërmjet së cilës identifikohen disa veprime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të kreditimit dhe krijojnë kushte më të mira për rritjen e kreditimit./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com