Policia ka publikuar foton dhe emrin e shqiptarit i cili u gjet pa jete ne burgjet e ketij vendi.
Me heret diten e sotme eshte njoftuar se një 36-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë mëngjesin e të dielës në burgun e Agias në Hania.
Sipas mediave greke i burgosuri shqiptar u gjet i pajetë në qelinë e tij. Ndërkohë lajmin e ka konfrmuar edhe komuniteti shqiptar në Hania, e cili ka zbuluar se viktima është Aleksandër Llazari 36 vjeç nga Lezha.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa trupi i pajetë i shqiptarit është dërguar në spitalin e Hanias ku po I nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.