Emiratet e Bashkuara Arabe u janë bashkuar vendeve që po ndihmojnë Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.
“Solidaritet anekënd botës pas tërmetit të 26 nëntorit”, e cilëson ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka angazhimin e ndërkombëtarëve në mbështetje të situatës së vështirë që po kalon vendi nga fatkeqësia natyrore.
“Emiratet e Bashkuara Arabe u janë bashkuar vendeve që po ndihmojnë në përballimin e pasojave të tërmetit, duke sjellë 460 çadra dimërore, për të lehtësuar sadopak vështirësitë e familjeve të prekura në zonat rurale, të cilat e kanë të pamundur të strehohen nëpër hotele”, shprehet Xhaçka./atsh