Një prej objektivave të artikuluara nga Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të së premtes, ka të bëjë me një klauzolë të veçantë për ligjin e shpifjes në gjendjen e jashtëzakonshme për ashpërsim të dënimit.
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij theksoi se “në seancën e fundit në Kuvend më 19 dhjetor duhet të përcaktojmë një klauzolë të veçantë në ligjin e anti-shpifjes për gjendjen e jashtëzakonshme. Shpifja në gjendjen e zakonshme është e dënueshme, shpifja në gjendje të jashtëzakonshme duhet të jetë super e dënueshme. Lajmet e rreme dhe lodrat mediatike në situata si kjo që kaluam janë kriminale. Mjafton rasti i Durrësit, një lajm kriminal i shpërndarë se po bie spitali i Durrësit solli një të vdekur pa llogaritur kaosin dhe të plagosurit në përpjekjen për të ikur me vrap nga spitali i Durrësit. E gjithë dynjana sepse doli nëpër tendat e medies lajmi se po bie spitali, spitali nuk kishte asgjë. Këto janë gjëra që duhet të dënohen fort”. /atsh