[sgmb id=”1″]
Kur marrim rrugë të gjata me veture, sikur që është rrugëtimi kur shkojmë në bregdetin shqiptar, apo ndonjë bregdet tjetër, duhet të kemi parasyh sigurinë gjatë këtij rrugëtimi.
Gjërat që duhet të sigurohemi që janë në rregull në veturë, apo gjerat parandaluese janë:
Vaji i veturës: shiqoni nivelin e vajit të motorit dhe kur e keni ndërruar për herën e fundit, nëse ka ardhë koha për nderrimin e vajit ndërrojeni atë para se të filloni rrugëtimin.
Presioni i gomave: gomat janë kontakti juaj me rrugën, dhe është një prej pjesëve më të rëndësishme të sigurisë gjatë vozitjes së vetures tuaj.Presioni i ulët në goma do i rrisë shpenzimet e karburantit dhe, më e rëndësishmja, gomat do të nxehen për shkak të siperfaqes më të madhe të ferkimit mes gomës dhe rrugës.
Sistemi i frenimit: fluidi (lëngu) i frenave është vaj mineral lagështithithës që do të thotë se absorbon ujë dhe keshtu gjatë një kohe fillon të ndryshk komponentet e sistemit te frenimit. Rekomandohet që së paku një herë në tri vjet të ndërrohet ky vaj, në mënyrë që të kursehen para në riparimin e këtij sistemi në të ardhmen.
Bateria: shiqo baterinë nëse ka krijuar korrozion dhe a jane ‘klemat’ e shtrënguara. Nëse ka filluar korrozioni (një material i bardhë si shkumës) atëherë pastrojeni me brushë metalike.
Uji i xhamave: një prej gjërave kryesore gjatë vozitjes është edhe pamja, e me xhama të ndotur sigurisht që nuk do të keni pamje të pastërt/kthjellët. Pra, shiqoni nivelin e ujit/shamponit dhe nëse ka nevojë mbusheni.
Uji i motorit: ky ujë e mbanë motorin e juaj të ftohtë (apo në nivelin e temperaturës së lejuar), nëse bie niveli i ketij uji motori juaj do të tejnxehet.
Kujdes! Mos e hapni kapakun nëse motori juaj është ende i nxehte.
Udhëtim të mbarë!