Loading...

Nëna akuza të forta ndaj ish-bashkëshortit: Dyshoj se ai…

Bukurie Mata, nëna e Bleona Matës nga Kukësi, e zhdukur në maj të vitit 2010 thotë se i ka humbur të gjitha shpresat nga strukturat e shtetit shqiptar për gjetjen e vajzës së saj.

Në një intervistë për News24, Bukurie Mata shprehet se shteti nuk ka bërë sa duhet për të gjetur vajzën e saj, ndërsa i bën apel të marrë edhe njëherë në pyetje të akuzuarat për zhdukjen e saj.

“Ka 10 vite që është zhdukur vajza ime dhe nga shteti nuk kemi asnjë informacion, asnjë dritë jeshile për gjetjen e Bleonës, për bijën time të vetme. Unë i kisha kërkuar drejtësisë, që 10 vite radhazi 5 kriminelët rrinë të lirë, 5 dëshmitarët rrinë të lirë, 5 vajzat që e zhdukën Bleonën janë të lira.

Unë e kam humbur besimin te shteti, unë pres çdo ditë më të mirën për Bleonën. Unë do ta kërkoj në rrugë private, në të gjitha institucionet e tjera, por i lutem edhe njëherë shtetit të marrë masa për gjetjen e Bleonës, të marrë edhe njëherë në pyetje 5 kriminelët që rrinë të lirë. Unë dua të vërtetën për gjetjen e Bleonës. Dua një siguri, një pikë jeshile, një drejtim në gjetjen e saj, ndaj uniformës blu. E kam humbur besimin te drejtësia shqiptare, sepse 10 vite nuk kam asnjë pikë në gjetjen e Bleonës ndaj uniformës blu”, thotë Bukurie Mata.

Nga ana tjetër, Bukurie Mata thotë se ish-bashkëshorti i saj nuk po e ndihmon në gjetjen e Bleonës që është edhe vajza e tij. “Jo, nuk kemi asnjë lidhje, jemi ndarë me gjykatë. Ai si prind asnjëherë nuk e kërkon fëmijën, unë nuk e di çfarë prindi është ai. Çfarë babai është, çfarë i pamëshirë është, edhe këtu mund të hedhim dysh ime se mund të dijë diçka dhe ai, bashkë me motrën e vet. Po na bën të dyshojmë, se 10 vite nuk bën asnjë thirrje për gjetjen e Bleonës. Vjehrri jonë e bën ndonjë thirrje shumë të rrallë”, thekson ajo.Bw

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com