Loading...

Tërmeti i preku aty ku nuk donin. Pse asnjë grua nuk u vesh me të zeza në familjen e dy vëllezërve

I druheshin të iknin të dy nga kjo jetë dhe të linin pas familjet e tyre që jetojnë mes kushteve të vështira në fshatin Livoç i Epërm në Gjilan të Kosovës.

Por fatk eqësisht tërmeti i tme rrshëm i 26 nëntorit, i mori të dy bashkë. Është kjo historia e trishtë e Isës dhe Shemsedinit, dy vëllezërve nga Kosova që vd.ekja i mori nën rrë.nojat e Hotel “Tropikal” në Durrës, aty ku kishin pasur vetëm kujtime të gëzueshme.

Familja Abazi kishte rreth 15 vjet që pushimet e verës i kalonte në këtë hotel në Durrës. Më 25 nëntor, një natë para tërmetit, vëllai i madh, 32-vjeçari Shemsedini, kishte marrë me vete edhe të voglin, Isain, 29 vjeç.
Isai kishte mbetur i papunë dhe për të mos e lënë vetëm, vëllezërit guxuan të bëjnë të parin udhëtim të gjatë, të dy në të njëjtën makinë. Babai na tregon se fr.ika më e madhe e djemve të tij që nuk i ka më pranë vetes, ishte të vd.isnin të dy në ndonjë aks.ident, e për këtë arsye asnjëherë nuk kishin udhëtuar bashkë. Por fati deshi që ata të shu.hen në krahët e njëri-tjetrit duke lënë pas dhi.mbjen e papërshkueshme tek nëna, babai, nuset, dhe 6 të vegjlit e tyre. Familja i kishte drejtuar sytë nga dy djemtë të cilët punonin mekanikë, dhe ishte pikërisht kjo arsyeja pse ata kishin marrë rrugën në Durrës, për punë.

Dy djem mjaft të lidhur me familjen, çka e tregon edhe një telefonatë që i kanë bërë në mbrëmje babait të tyre për ta qetësuar se janë mirë: Tani po flemë! Pas këtij mesazhi ata nuk u zgjuan më kurrë! Tërmeti i së martë në 03:54 i zuri në gjumë në dhomën e hotelit, teksa pas orësh të tëra u nxorën të paj.etë nga ekipet e kërkim-shpë.timit.

Nga Tiranë në Livoçin e Epërm, na çoi një mision i veçantë. Një biznesmen në Tiranë me origjinë nga Vlora, i cili dëshiron të mos e shu.ajë gjestin e bamirësisë duke e bërë publik emrin, me të dëgjuar në lajme historinë e tri.shtë të familjes Abazi dhe jetesën e tyre të vështirë, vendosi të dhurojë 6 mijë euro, nga 1 mijë euro për 6 të vegjlit që hu.mbën baballarët në një nga fatk.eqësitë më të rënda natyrore që preku Shqipërinë.

“Mirë motër mirë ardhsh”, na thotë në telefon teksa nisemi nga kryeqyteti, djali i xhaxhait të Isa dhe Shemsedinit, Sabri Abazi. Dhi.mbja e madhe, nuk ua kishte zhd.ukur respektin, e as pas pritjes dhe përcjelljes së mijëra personave që vinin për ngu.shëllim.

Babain e Isës dhe Shemsedinit e takojmë në çadrat jashtë shtëpisë aty ku me mijëra njerëz, të njohur e të panjohur të tyre kanë shkuar të shprehin ngushëllimet. Pyet nëse ne të Shqipërisë jemi mirë, nëse kemi pasur të lënduar apo jetë të hum.bura. Në mesin e kësaj tra.gjedie nuk harron mikpritjen dhe zemërgjerësinë.

Babai nuk duket i lëkundur nga fatk.eqësitë që e kanë zënë këtë familje. Vite më parë i ishte shuar një tjetër djalë, por ai qëndron i fortë…mundohet të mos lëshojë l.ot, dhe t’i japë shpresë bashkëshortes së tij dhe nuseve të dy djemve që tashmë duhet të rrisin të vetmet 6 fëmijë.

Me zemrën e pr.ekur nga gjesti human i një vëllai shqiptar siç babai shprehet, na çon tek nuset e djemve për t’ia dorëzuar atyre paratë për fëmijët. Ato ndodhen ulur krah njëra-tjetrës në çadrën tjetër hapur jashtë shtëpisë së familjes Abazi, ku ndodhen vetëm gra. Në krye qëndron nëna e vëllezërve Abazi, e ulur në një divan me nuset. Dhi.mbjen në shpirt e kanë aq të madhe saqë duket se i mungon forca për të nxjerrë lo.t. I shohim të veshura me shami të bardhë, ndërsa asnjë nga gratë e tjera nuk është veshur me të zeza.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com