Zv.kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur sot kryetari të PD-së Lulzim Basha në lidhje me deklaratën e tij se në Bubq, gjendja është e rëndë dhe se nuk ka grupe për të vlerësuar shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.
Braçe thekson “në Bubq, çdo familje që ka shtëpinë të goditur rëndë, të pabanueshme, ka marrë paketën e plotë të ndihmës, nga çadra tek ushqimet; Po çojmë dhe ilaçet tek të sëmurët kronikë”.
“Ndërkohe, grupet e ekspertëve po bëjnë verifikimet shtëpi më shtëpi, kanë mbyllur tre fshatra të mëdhenj deri tani. Shpresoj të të vlejë”, shprehet ai.
Zv.kryeministri Braçe ka ftuar kryetarin e PD-së të bëhet pjesë e takimit me banorët në Bubq dhe të bashkëpunojë për situatën emergjente që po kalon vendi.
“Po hajde brenda ooo njeri, hajde! Nuk të quhet as bashkëpunim, thjesht komunikim, informim! Të hysh tek dera e të kthehesh nga rruga për kaq, në këtë situatë, nuk bën!” – shprehet Braçe. /atsh