Autoritetet gjermane po vlerësojnë mundësinë për të prezantuar teste gjuhësore për fëmijët e kopshteve për të nxitur njohuritë e gjermanishtes para fillimit të shkollës, në një shoqëri gjithnjë e më shumë gjuhësore, është propozimi i ardhur nga nënsekretarja gjermane për Integrimin, Annette Widmann-Mauz (CDU).
”Testet janë mjet verifikimi për të siguruar që fëmijët të jenë në gjendje në kohën e hyrjes së tyre në shkollë”, tha ajo.
”Është e rëndësishme që fëmijët të kenë të njëjtat mundësi që në fillim dhe për këtë arsye na duhen këto teste kudo. Të gjithë fëmijët duhet të testohen, pavarësisht prejardhjes. Të dish gjermanisht kur shkon në shkollë nuk duhet të varet nga origjina e fëmijëve”, theksoi Widmann-Mauz./atsh