Loading...

Rama përkrah liderëve botëror në Samitin e NATO-s

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, ku po merr pjesë në punimet e Samitit të NATO-s.

Në një foto familjare nga ky Samit, Kryeministri Edi Rama duket në krah të liderëve më të mëdhenj botëror si Mbretëresha Elisabeth II, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan etj.

Ashtu sikurse theksoi edhe para nisjes në këtë Samit, sensibilizimi maksimal për solidarizim me të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor është në fokus të bisedimeve të Kryeministrit Rama me liderët botëror.

“Ti nuk do jesh kurrë vetëm”, i drejtohet kryeministri Rama banorëve të prekur nga tërmeti, ndërsa ndan foton familjare të këtij samiti./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com