“Në 107-vjetorin e tyre, Forcat e Armatosura janë me pranë se kurrë më parë me komunitetin”, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Sipas saj, “këtë solidarizim të Forcave të Armatosura e ka ndjerë këto ditë edhe Klea e vogël, shtëpia e së cilës u prek nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit”.
“107-vjetori i gjen Forcat e Armatosura më pranë komunitetit se ndoshta kurrë më parë!
Ndihmën e pazëvendësueshme të Forcave të Armatosura ndaj komunitetit e ka ndjerë këto ditë edhe Klea e vogël, shtëpia e së cilës u prek nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Ministrja tha gjithashtu se, një popull i tërë është mirënjohës për punën e këtyre heronjve të heshtur që mbërrijnë të parët, kudo ku shqiptarët kanë nevojë.
“Një popull i tërë ju është mirënjohës sot e gjithmonë, ju heronjve të heshtur që mbërrini të parët kudo ku shqiptarët ndihen në vështirësi. 107 vjet Forcë e Armatosur, simbol i përkushtimit dhe sakrificës”, tha Xhaçka. /aatsh