Loading...

Papa Françesku denoncon dallimet ndaj personave me aftësi të kufizuara

Në Ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara, papa Françesku e cilësoi si mëkat shoqëror një kulturë që bën dallime të tipit ”qenie të kategorisë A dhe qenie të kategorisë B”.

”Duhet të zhvillojmë antitrupa kundër një kulture, që i konsideron disa jetë si me përkatësi në kategorinë A dhe disa të tjerë në kategorinë B”, tha papa.

”Ky është një mëkat shoqëror”, deklaroi ai nëpërmjet një mesazhi të shkruar, i shpërndarë nga Vatikani.

“Duhet të kemi guxim t’u japim fjalën atyre që janë të diskriminuar për shkak të kufizimeve të tyre, sepse, fatkeqësisht, edhe sot e kësaj dite disa vende nuk e kuptojnë se të gjithë njerëzit kanë dinjitet të barabartë”, vazhdoi papa Françesku në mesazhin e tij./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com