Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një vizitë në Kamëz, ku ka parë nga afër dë met e shkaktuara nga tërmetet dhe ka takaur disa nga banorët e prekur.
Kreu i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga kreu i Bashkisë Kamëz, i cili i tha se situata nuk është shumë ala rmante, por mediat e zmadhojnë. Në këtë moment Rama ka su lmuar dhe njëherë mediat dhe gazetarët i ka quajtur maskarenj.
Sipas Ramës situata me tërmetin ka mbatuar, por mediat po çmendin qytetarët. “I çmendën këta, i çmendën maskarenjtë. I luajtën menç. Hap televizorin duket sikur po bie tërmet. Mbyll televizorin shikon që gjithçka ka mbaruar”, u shpreh Rama.
Ky nuk është su lmi i parë që Rama po bën kundër mediave, pasi prej ditësh ka përdorur epitete të ndryshme. Vetëm pak orë më parë në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, numri një i qeverisë quajti median si kr iminale dhe ska ndaloze.