Loading...

Soreca: 50 inxhinierë të huaj për inspektim

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigji Soreca tha sot nga Durrësi se për dy ditë do të vijë në Shqipëri, Komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave, përgjegjës për Mbrojtjen Civile Europiane dhe Ndihmën Humanitare, Janez Lenarčič.

Në një prononcim për mediat, Soreca tha se “ditën e mërkurë dhe të enjten do kemi në Shqipëri, komisionarin Janez Lenarčič cili do të diskutojë do flas me të gjithë autoritetet e duhura për të gjithë situatën”.

“Sot paradite ne kemi bërë një takime me të gjithë inxhinierë. Janë 50 inxhinierë ndërkombëtarë, teknik siç i quajmë ne apo të ndërtimit që kanë ardhur në Shqipëri. Është bërë kjo punë koordinuese mes tyre se si do të shpërndahen në teren. Megjithatë ne kemi në fakt ekspert të tillë që kanë ardhur nga Greqia, Turqia Franca, Italia po ashtu dhe vende të tjera si SHBA”.

Më tej Soreca shtoi se “po ashtu, do te kemi ekspert dhe inxhinier të tjerë të cilët do të arrijnë, pasi është e rëndësishme se qytetarët shqiptarë të kuptojnë se pasi të bëhet vlerësimi se cilat janë ndërtesat e sigurta dhe cilët jo”.

Ambasadori i BE Luigi Soreca ishte sot i pranishëm në Durrës, së bashku me kryeministrin Rama, për të parë nga afër situatën e dëmeve që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit, i cili dha një prononcim për mediat./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com