I eshte plotesuar deshira nje vajze te vogel e cila i ka kerkuar ndihme Babagjyshit te Vitit te Ri per familjen e saj. Shtëpi dhe ushqime për të ngrënë ishin ato qe i kerkonte 7 vjeçarja nga Liverpooli, Angli babagjyshit.
Siç shkruan BBC, letra është gjetur në një kuti postare në prag të Krishtlindjeve në Qendrën e komunitetit në Everton, Liverpool.
Këshilltari i këtij komuniteti, Gerard Woodhouse, i cili e hapi këtë letër tha se “ishte aq shqetësuese për ta lexuar”.
“I dashur babagjysh. A mund të më ndihmosh. A mund të kemi një shtëpi për Krishtlindje. Mami ka dëshirë të jemi të gjithë bashkë.
A mund të kemi edhe pak ushqim, dhe a mund të kem unë edhe një kukull të bukur për Krishtlindje? Faleminderit”, kishte shkruar 7 vjeçarja. Letra u tregua kur ekipi në qendër të komunitetit filloi të dekoronte ambientin për sezonin festiv.