Loading...

Dua Lipa dhuron të ardhurat e kompanisë së saj për të ndihmuar Shqipërinë

Dua Lipa, në faqen e saj të Instagramit, shkruan se festa kombëtare e 28 Nëntorit i gjen shqiptarët mes dhimbjes për tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti.

“Jam krenare për solidaritetin që kanë treguar vëllezërit e motrat në Kosovë e në të gjithë botën për këtë tragjedi”, shprehet Lipa.

“Si gjithmonë të gjithë jemi të bashkuar dhe të gjithë jemi duke kërkuar mënyrat më të mira për të ndihmuar familjet e prekura, fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre, prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre dhe miqtë që kërkojnë të gjejnë njëri-tjetrin dhe të jenë atje për të dashurit e tyre.

Çdo moment i humbur duket si një moment tepër vonë në ndërgjegjësimin në mbarë botën për këtë tragjedi, dhe kjo është arsyeja pse unë nuk mund të pres më.

Përveç donacioneve personale të mija dhe familjes sime, unë do të bashkohem me miqtë e mi Kushtrimin dhe Arbenin nga bond.nyc për të krijuar produkte të kompanisë së tyre, të cilat do të shiten në të gjithë botën dhe 100% të të ardhurave do të shkojnë drejt familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejtpërdrejt në llogaritë zyrtare të siguruara nga Qeveria e Shqipërisë me të cilët kemi qenë në kontakt përmes miqve tanë në Prishtinë.

Ne kemi dëshmuar se jemi të fortë dhe në momentet si ky ne bashkohemi si një komb i vëllezërve dhe motrave të bashkuara.

Lutuni për Shqipërinë dhe për jetët e humbura.

Bashkohuni me mënyrën më të mirë për të ndihmuar kauzën ose të bëni vetë gjërat tuaja. Koha është gjithnjë e duhur”, ka shkruar Dua në postimin e saj. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com