INUK ka shembur dy pallatet e e rënda të tragjedisë në Thumanë, ku pas tërmetit të rënë mëngjesin e 26 nëntorit humbën jetën 23 persona.
Zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaron se “rindërtimi nisi sot dhe kështu”, ndërsa publikoi pamje nga shembja e dy pallateve në Thumanë.
“Jam këtu dhe nuk ua shpjegoj dot se çfarë peshe tmerrësisht e rëndë po shembet përdhe. Por, një peshë e tillë në një pallat pa kolona në infrastrukturë, dërrmoi 18 njerëz të mirë në Thumanë; pesha e tmerrshme në gjoks”, shprehet Braçe.
“Nesër në mesditë përcjellim njerëzit e mirë të familjeve Cara e Greku. Rindërtimi në Thumanë është edhe për ta. Nuk dorëzohet Shqipëria”, shprehet zv.kryeministri Braçe./atsh