Loading...

Vrima e zezë e zbuluar në Rrugën e Qumështit vë në pikëpyetje evolucionin e yjeve

Astronomët kanë zbuluar një vrimë gjigante të zezë në Rrugën tonë të Qumështit, që vë në pikëpyetje teoritë ekzistuese të evolucionit të yjeve.

LB-1, një vrimë e zezë yjore 15 000 vite-dritë nga Toka, me një masë 70 herë më të madhe se ajo e Diellit.

“Vrimat e zeza të këtyre përmasave nuk duhet as të ekzistojnë në galaktikën tonë, sipas shumicës së teorive aktuale të evolucionit yjor”, deklaroi Liu Jifeng, kreu i shkencëtarëve që kanë studiuar këtë vrimë të zezë.

“Ne mendojmë se yjet tepër të mëdha, me përbërje kimike si galaktika jonë, duhet ta shpërhapin pjesën më të madhe të gazit të tyre në formë erërash yjore shumë të fuqishme, ndërkohë që i afrohen fundit të jetës së tyre dhe të lënë pas një vrimë të zezë kaq të madhe”, theksoi më tej ai.

Në përgjithësi, vrimat e zeza yjore shfaqen pas shpërthimit të një supernova, por, sipas teorive aktuale, ato kanë masë 50-60 herë më të vogël se ajo e Diellit.

Masa shumë e madhe e LB-1 tregon se kjo vrimë e zezë nuk mund të jetë krijuar nga një supernova, që do të thotë se shkencëtarët mund të jenë përballë një tipi të ri vrime të zezë, krijuar nga një tjetër mekanizëm fizik./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com