Shoqata shqiptaro-amerikane Besa në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shprehur solidaritetin me popullin shqiptar pas tërmetit që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të ditës së martë.
Në solidaritet me qytetarët shqiptarë shoqata MAAS Besa mbajti një minutë heshtje dhe uli Flamurin Shqiptar përpara Bashkisë së Bostonit në gjysmë shtize.
“Shoqata MAAS Besa mbajti një minute heshtje dhe uli Flamurin Shqiptar përpara Bashkisë së Bostonit në gjysmë shtize në solidaritet me vëllezërit dhe motra shqiptare që humbën jetën në tragjedinë e kësaj jave! Gjithmonë me ty Shqipëri e dashur!”, thuhet në një njoftim të kësaj shoqate./atsh