[sgmb id=”1″]
Divorci i Suela Kalasë dhe Saimir Çilit u trajtua gjatë në media për shkak se konflikti i tyre nuk mbeti një çështje brenda çiftit.
Në faqen e saj, ajo ka postuar një foto me një mashkull dhe të gjithë të njohurit e urojnë, që tregon që kjo foto është një shpallje publike e historisë së re të dashurisë.
Revista Who ka shkruar që mashkulli në foto është një sipërmarrës me aktivitetin e tij në Itali. Nuk dihet sesi iu janë kryqëzuar rrugët, por e rëndësishme është që Suela dhe partneri i ri ndihen mirë.
Suela jeton në Tiranë me vajzën e saj, Isea. Pas divorcit me Saimir Çilin, gjykata ka vendosur që Suela do të mbante vajzën e tyre të vetme. Tashmë duket se nga psikologia që e kemi dëgjuar edhe të këndojë në skenë, do të kemi edhe lajme të bukura me entuziazmin që fal një dashuri e re.