Kilogramët e tepërt mund të ndikojnë te kujtesa, të paktën te gratë, sipas një studimi të kryer nga ekspertë të departamentit të psikologjisë të Universitetit të Kalifornisë.
Studimi i botuar në revistën ”Eating Beh Behaviour”, që përfshiu 4 769 individë të moshës deri në 29 vjeç, tregoi se gratë obeze kanë më pak memorie si për shembull për të kujtuar një llogari për të paguar, një numër telefoni ose një takim të programuar.
Studime të tjera kanë zbuluar se kilogramët shtesë shoqërohen me probleme të sferës njohëse, pra në përgjithësi me aftësitë mendore të një individi dhe mbipesha shoqërohet me një përkeqësim të dukshëm të kësaj kujtese vetëm te gratë./atsh