Loading...

Psilos: Agjencitë e lajmeve, faktor kyç në promovimin e destinacioneve turistike në Ballkan

Agjencitë e lajmeve në rajon duhet të bashkëpunojnë për të përdorur njohuritë për të promovuar destinacionet turistike në vendet e Ballkanit.

Kështu deklaroi sot Këshilltari për Marrëdhëniet me Jashtë i Agjencisë së Lajmeve greke, ANA MPA, Michalis Psilos, në konferencën “Media&Tourism, Ideas&Solutions” të organizuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Aleancës së Agjencive Ballkanike (ABNA-SEE).

“Për shembull një ide është prodhim i përbashkët i videove në lidhje me dokumentarët e udhëtimit për monumentet e kulturës në ekran”, theksoi Psolis.

Sipas tij, media dhe veçanërisht agjencitë e lajmeve mund të prodhojnë në të gjithë Ballkanin harta për atraksionet kulturore për të promovuar destinacionet turistike, për shembull, siç përmendi edhe drejtoresha e Përgjithshme e ATSH-së, Armela Krasniqi, për kuzhinën tradicionale apo traditat.

“Inteligjenca artificiale është një teknologji që po përgatitet për të pushtuar jetën e udhëtarëve, pra është një realitet virtual që po përhapet me hapa të shpejtë dhe po gjen zbatim tek operatorët kryesorë turistikë”, – tha ai.

Sot, vijoi ai, 30% e blerjes së udhëtimit në internet gjenerohet nga pajisje mobile dhe parashikon mundësinë që në tre vite prej tani ndër faqet artificiale do të lancojnë për të zëvendësuar smartphone. Ka shumë ide praktike dhe duhet të koordinojmë gazetarët tanë, programuesit për të gjetur mjete të dobishme për të rritur influencën tonë dhe të ardhurat.

“Pse turizmi dhe media janë të ndërlidhura shumë? Një shembull i qartë i marrëdhënies midis medias dhe turizmit është filmi Kodi Da Vinçi, i cili mund të jetë edhe një arsye më shumë për turistët që ta vizitojnë, megjithëse ata nuk kanë parë filmin apo lexuar librin për shkak të aspekteve konverguese të produkteve mediatike. Media luan një rol shumë të rëndësishëm në shumë aspekte të turizmit. Çdo produkt mediatik mund të jetë le të themi një pikë hyrëse për konsumin e hapësirës së veçantë turistike. Siç ka thënë edhe sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së OKB-së për turizmin, marrëdhënia midis turizmit dhe medias është e rëndësishme dhe komplekse. Turizmi varet shumë nga raportimi në media sepse mazhoranca e vendimeve për udhëtim bëhen nga persona, të cilët nuk e kanë parë kurrë destinacionin me sytë e tyre”, – nënvizoi Psilos.

Sipas tij, impakti mbi turizmin është shkatërrues.

“Le të themi, turistët frikësohen nga destinacionet, të cilat preken nga mbulimet mediatike të katastrofave që ndodhin kudo në botë dhe si rrjedhojë komunitetet që varen nga turizmi, humbin burimin e tyre të të ardhurave”, – tha Psolis.

Këshilltari për Marrëdhëniet me Jashtë i Agjencisë së Lajmeve greke, ANA MPA, Michalis Psilos, duke folur për Greqinë theksoi se “turizmi po zhvillohet në një nga aktorët kryesorë të ekonomisë greke dhe përbën 20% ose ¼ e PBB së vendit, ku investimet në sektor do të rriten me 5.5%. Pra deri në 5.5 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme sipas Këshillit Botëror të udhëtimit dhe turizmit. Dua të them në këtë raport, nga 185 vende në 2017 që përmendet, Greqia është në pozicionin e 25 sa i përket kontributit direkt në PBB. Pra, kontributi total i turizmit dhe udhëtimit në PBB arrin në pothuajse 40 miliardë euro në 2018, pra 19,7% e PBB dhe parashikohet të rritet me 3,7% për vit, pra deri në 52.8 miliardë euro domethenë 22,7% e PBB në 2028”.

“Në këtë kuadër, ANA MPA, agjencia që unë përfaqësoj, ka bërë shumë gjëra në promovimin e bashkëpunimit me autoritetet publike dhe private në sektorin e turizmit duke fituar 300 mijë euro në vit nëpërmjet kontratave të reklamave. Pra, ne duhet të kuptojmë se për të influencuar destinacionet, kuptimi i vendimeve dhe faktorët që influencojnë ato duhet të shihen si pjesa më e rëndësishme e informacionit. Pra, një njohuri kryesore në lidhje me destinacionin turistik mund të përftohet nga teksti në video, televizioni, media sociale”, – tha ai.

Duke u fokusuar tek media sociale, Psilos tha se interneti dhe media e re sociale i ka transformuar stategjitë tradicionale të marketingut dhe të komunikimit në industrinë e turizmit.

“Ndikimi i internetit në mënyrën e të bërit biznes është kaq i jashtëzakonshëm. Ai u siguroi përdoruesve forma të reja të rrjeteve interaktive. Rrjetet sociale luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në promovimin e turizmit dhe ndihmojnë ofruesit e shërbimeve të turizmit, të përqendrohen në praktikat më të mira, përmes reagimeve që ata marrin nga turistët dhe publiku nëpërmjet rrjeteve sociale”, – nënvizoi Psilos.

Ai bëri të ditur se sipas një raporti, brenda pak vitesh rrjetet sociale do të marrin përsipër menaxhimin e sistemeve të prenotimeve, motorët e kërkimit dhe operatorët turistikë.
“Tashmë 85% e përdoruesve përdorin median sociale për të bërë blerje. Industria e turizmit përdor ndihmën e medias sociale për të fituar turistë”, – tha Psiolos.

Sigurisht, vijoi ai, ne po jetojmë në epokën e lajmeve të rreme dhe në këtë kuadër, agjencitë e lajmeve janë përqendruar në anën negative të rrjeteve sociale.

“Ky përqendrim është i rëndësishëm në aspekte si, vjedhjet dhe mashtrimet në internet, sondazhet e rreme, etj., për të forcuar dhe zgjeruar më tej rolin pozitiv që media sociale luan në turizëm”, – tha Psilos. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com