Rezistenca ndaj antibiotikeve paraqet një nga kërcënimet me të mëdha për shëndetin dhe zhvillimin global.
Në vendin tonë rezistenca ndaj antibiotikeve është dyfish më e lartë se mesatarja europiane. Fuqia e antibiotikëve me kalimin e viteve po vjen duke u zbehur dhe kjo ndodh për shkak se mikrobet po bëhen rezistentë ndaj tyre.
Kjo javë njihet ndryshe si java ndërgjegjësuese për antibiotikët ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë apel për të mos i përdorur ato pa këshillën e mjekut. Në kuadër të kësaj jave në spitalin Rajonal të Durrësit u mbajt takimi mes ekspertëve të shëndetësisë
Drejtoresha e spitalit, Nadire Jani, ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino si dhe përfaqësues të tjerë në fushën e shëndetësisë u bënë bashkë për të diskutuar masat që duhen ndërmarre për kontrollin dhe parandalimin e infeksioneve.
Gjatë takimit u theksua se faktori kryesor që ka ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen e rezistencës mikrobiale është përdorimi pa kriter i antibiotikëve. /atsh