Katër në pesë adoleshencë në botë nuk lëvizin sa duhet, veçanërisht vajzat, sipas një studimi të publikuar sot nga OBSH, e cila këshillon një orë aktivitet fizik në ditë, për të përmirësuar shëndetin dhe parandaluar sëmundjet.
Për herë të parë, OBSH-ja analizoi të dhënat e 1,6 milionë nxënësve, të mbledhura nga 146 shtete midis viteve 2001-2016.
Në nivel botëror, 81% e adoleshentëve në shkolla, nga të cilët 85% vajza dhe 78% djem, nuk e ndiqnin këshillën e OBSH-së në vitin 2016, kundrejt 82,5% në vitin 2001.
“Një nga arsyet e mungesës së aktivitetit rinor është revolucioni elektronik, që ka ndryshuar sjelljen e të rinjve, ekranet i kanë shtyrë ata që të jenë më pak aktivë”, shpjegoi Leanne Riley, bashkautore e studimit.
Gjithashtu, Riley theksoi pasigurinë në rritje, gjë që krijon vështirësi për adoleshentë, për shembull, që të shkojnë në shkollë më këmbë ose me biçikletë.
Nga ana tjetër, të rinjtë janë gjithnjë e më shumë të interesuar për të studiuar, vuri në dukje autorja kryesore e studimit, Regina Guthold, e cila i inkurajon mësuesit që të promovojnë lëvizjen e përditshme të studentëve në një mënyrë argëtuese./atsh