Loading...

BE mbështet turizmin, zhvillohet ceremonia e dorëzimit të 16 granteve të fazës së dytë

Nevoja për zhvillimin e turizmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka gjetur mbështetjen e Bashkimit Europian.

Në Durrës u zhvillua ceremonia e dorëzimit të 16 granteve të para të fazës së dytë. Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu u shpreh se “në rajon ka një nevojë të jashtëzakonshme për të punësuar në këtë sektor. Qëllimi i skemës së granteve të RCC-ve është të zhvillojë dhe të promovojë globalisht ofertën e përbashkët rajonale të kulturës dhe aventurës, të sjellë më shumë vizitorë në Ballkanin Perëndimor, të zgjasë qëndrimin e tyre dhe të rrisë të ardhurat dhe punësimin në industrinë e turizmi. Vitin e kaluar kanë qenë 12 milionë turistë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Nga ana tjetër, Nada Markoviç, nga shoqata e grave “Maja”, Bosnjë, tha se “në këtë zonë nuk ka një strategji për turizmin, kështu që ne shpresojmë që me anë të disa aktiviteteve të stimulojmë zhvillimin e turizmit në rajon dhe do të japim kontributin tonë për fuqizimin e grave, jo vetëm në sektorin e turizmit, por të grave në përgjithësi”.

Gjatë fjalës së mbajtur, Danko Cosiç, qendra Danubit për aftësi, Beograd, u shpreh se “në shekujt II-IV të erës sonë qendra politike dhe ushtarake e Romës, nuk ka qenë në Romë, por ka qenë në Danub. Prandaj, unë do të thosha që të gjithë turistët apo individët që dëshirojnë të mësojnë më shumë për historinë e Romës, në fakt qendra e dytë më e mirë, është ajo ku jemi ne, në Danub”.

Në këtë fazë, portofoli europian i mbështetjes është 800 mijë euro, ndërsa totali i granteve është 1.62 milionë euro dhe do të mbështeten 161 komunitete rajonale./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com