Loading...

Franca vendi i parë në Europë për azilkërkuesit

Për herë të parë që prej fillimit të krizës migratore në vitin 2015, Franca ka tejkaluar Gjermaninë duke u bërë vendi i parë për azilkërkuesit në Europë, konfirmoi ministri i Brendshëm, Christophe Castaner duke e cilësuar si një anomali.

“Është konstatuar që Franca është bërë që prej 20 tetorit vendi i parë në Europë për azilkërkuesit, ndërkohë që hyrjet në Europë kanë filluar të ulen”, theksoi ai.

“Kjo është një anomali mbi të cilën ne duhet të punojmë”, theksoi Castaner pas një takimi me homologun gjeorgjian, Vakhtang Gomelaur. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com