Këngëtarja amerikane Lizzo doli në krye me tetë kandidatura në Çmimet “Grammy”, vlerësimi për industrinë muzikore amerikane.
Artistja 31-vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Melissa Viviane Jefferson, kaloi përpara dy zbulimeve të reja të vitit, këngëtares Billie Eilish dhe reperit Lil Nas X, me nga gjashtë kandidatura secili.
Çmimet “Grammy” të këtij viti janë mbizotëruar nga dy artistet Lizzo dhe Billie Eilish (17 vjeçe), që duket se ia kanë dalë të kenë sukses, edhe pse kanë vite në këtë rreth.
Gjithashtu, ato mishërojnë dy stile, që janë shumë larg njëri-tjetrit. Nga njëra anë, kemi Lizzo-n, gruan zezake, me stilin shumëngjyrësh dhe shpërthimet e zërit dhe nga ana tjetër, Billie Eilish-in, adoleshenten e bardhë dhe universin i saj të errët, me zërin e ëmbël dhe të përzemërt.
Ky promovim është një bekim për Akademinë e Regjistrimit, organi përfaqësues i profesionistëve të muzikës në SHBA.
E kritikuar rregullisht, organizata ndërmori një sërë reformash, për të promovuar larminë e anëtarëve të saj dhe të çmimeve “Grammy”.
Kjo ceremoni do të zhvillohet më 26 janar në Los Anxhelos./atsh