Ministrat e Kulturës nga e gjithë bota janë mbledhur dje në UNESCO, në një konferencë të përbashkët, për të ndarë eksperiencat e tyre, në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, përmes kulturës dhe politikave publike.
Në këtë konferencë mori pjesë dhe ministria e Kulturës, Elva Margariti e cila shprehet se të investosh në trashëgiminë kulturore dhe në industrinë kreative, do të thotë të investosh në zhvillimin e qëndrueshëm dhe punësimin e sa më shumë njerëzve.
“Pa vëmendjen dhe mbështetjen e duhur kjo trashëgimi mund të zhduket, ndaj jemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, që të mos e lejojmë këtë. Së pari, sepse është pjesë e identitetit tonë, por edhe sepse kontribuon në mirëqenien e komuniteteve lokale”, shprehet ministrja Margariti.
Kjo konferencë me ministrat e Kulturës nga e gjithë bota , është një ngjarje, që zhvillohet pas 21 vjetësh, në këto përmasa. /atsh