“Black Friday”, ditë e vitit kushtuar blerjeve me çmime shumë të ulëta që hap rrugën për dhuratat e Krishtlindjeve, po afron.
Më 29 nëntor, të Premten e Zezë, italianët janë të gatshëm të shpenzojnë mesatarisht 116 euro.
Mbi 20,5 milionë do të bëjnë blerje për një qarkullim prej 2 miliardë dhe 380 milion euro.
Këto janë disa parashikime të eBay.
Kategoritë më popullore të blerjeve janë elektronike (62%), të ndjekura nga veshjet, këpucët dhe aksesorët (43%), artikuj për shtëpinë dhe kopshtet (14%).
Sipas eBay, nga viti 2014 deri në 2018, blerësit italiane në këtë ditë janë rritur me 60%, madje mes personave të maturuar.
Një në dy, të moshës nga 55 në 64 vjeç, ka bërë blerje gjatë promocioneve./atsh