Loading...

25 migrantë zbulohen në një kontejner frigoriferik

Të paktën 25 migrantë u zbuluan dje në një kontejner frigoriferik në bordin e një anijeje holandeze që ishte nisur drejt Britanisë së Madhe, njoftoi policia dhe shërbimet holandeze të shpëtimit.
”Migrantët klandestinë, origjina e të cilëve nuk u bë e ditur, kanë marrë përkujdes mjekësor në portin e Vlaardingen, pranë Roterdamit dhe dy prej tyre janë shtruar në spital për mundësinë e një hipotermie”, sipas këtyre burimeve.

Ky zbulim ndodhi disa javë pas atij të 39 vietnamezëve të vdekur në një kamion frigoriferik, në fund të tetorit në Britaninë e Madhe.

Njëzet e pesë personat kanë zbritur nga anija dhe kanë marrë kujdesin mjekësor të nevojshëm.

Më herët, një mesazh i ardhur nga anija theksonte se asnjë person nuk e kishte humbur jetën.

”Anija i përkiste kompanisë DFDS Seaways. Kjo e fundit theksoi se migrantët ishin ngjitur në bord me anë të një gjysmë rimorkioje”, sipas gazetës “De Telegraaf”.

“Drejtuesi i kamionit u arrestua”, shtoi e përditshmja./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com