Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti një përfaqësi të Asamblesë së Agjencisë Kolektive të Mbrojtjes së të Drejtave të Autorëve, ALBAUTOR.
Gjatë takimit krijuesit, kompozitorë, këngëtare, poetë dhe artistë të tjerë i shprehën Kryetarit të Kuvendit ankesat mbi mospagimin e të drejtave të autorit, mbështetur në ligjin nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” nga entet shtetërore, publike e private.
Në mbështetje të kërkesave të tyre, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u kërkoi artistëve propozime për ndryshime ligjore dhe aktet përkatëse nënligjore si edhe sugjerime konkrete për mekanizmat e garantimit dhe realizimit të të drejtave të autorit, nga entet private si edhe institucionet shtetërore e publike.
Artistët e pranishëm në takim falënderuan Kryetarin e Kuvendit për mbështetjen e të drejtave të tyre si autorë krijues.atsh