Loading...

Sekuestrohen 200 milionë euro pasuri të ”Ndragheta”-s

Një operacion i Guardia di Finanza-s dhe karabinierëve, i drejtuar nga Prokurori i Përgjithshëm Giovanni Bombardieri, u zhvillua në Rexhio Kalabria, ku u arrit me sukses finalizimi i sekuestrimit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme për një vlerë prej 200 milionë eurosh, që i atribuohet katër sipërmarrësve të Rexhio Kalabrias.

Sipërmarrësit, të cilëve u është bërë konfiskimi, dyshohen për lidhje me organizatën kriminale ‘’Ndrangheta’’, më e rëndësishmja në Rexhio Kalabria, që ka shtrirë degët e saj edhe në shumë shtete të tjera./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com