Franca ka triumfuar me rezultatin 2-0 në sfidën e luajtur në “Air Albania Stadium” përballë Shqipërisë, në ndeshjen e vlefshme për grupin H të eliminatoreve të europianit të futbollit 2020. Ndeshja ishte mjaft emocionuese, teksa fati i sfidës u vendos në pjesën e parë nga Griezman që u bë protagonist i një asist dhe një goli.
Kështu, ende pa u kronometruar minuta e shtatë, kur Tolisso ktheu në gol harkimin e topit të Griezman pas një goditje dënimi të fituar nga mysafirët. Shqipëria pas kësja goditje të parë, tentoi të ringrihej, por pa sukses. Griezman do të bëhej sërish protagonist, kësaj radhe duke e dërguar topin në rrjetë. Një top të pasuar në qendër të zonës nga Dubois në minutën e 31’. Për tu veçuar në pjesën e parë ishin Veseli dhe Balaj, të cilët kanë dyluftuar në çdo top. Momenti më i mirë për tanët ishte një inkursion i Hysajt, pas pasës së veselit, por tentativa e mbrojtëist të “Napolit” nuk arriti në konkluzion.
Në pjesën e dytë, edhe pse kuqezinjtë u dukën sikur ishin më të përqendruar duke krijuar më shumë raste, ishte sërish Franca ajo që rrezikoi më shumë duke iu afruar pranë golit në minutën e 71’, kur topi u ndal vetëm nga shtylla e portës së mbrojtur nga Berisha.
Shqipëria e mbyll me dy rezultate tejet zhgënjyese fazën e grupeve. Kuqezinjtë grumbulluan 13 pikë, duke lënë pas Andorën dhe Moldavinë, teska Islanda u rendit në vendin e tretë, ndërsa Franca fitoi grupin, e ndjekur nga Turqia.
Formacionet zyrtare
Shqipëria: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Dermaku, Hysaj, Lenjani, Bare, Gjasula, Qose, Manaj, Balaj.
Franca: Mandanda, Kimpembe, Varane, Lenglet, Griezman, Giroud, Tolisso, Sissoko, Ben Yedder, Dubois, Mendy./atsh