Një gjykatë e Muenster, qytet në veri të Gjermanisë, vendosi që një pronar makine nuk ka të drejtë të ketë për makinën e tij një targë, që i referohet Adolf Hitlerit dhe vitit që ai erdhi në pushtet.
Sipas kësaj gjykate, targa e makinës HH 1933, do të binte ndesh me standartet e etikës, sepse mund t’i referohet dukshëm përshëndetjes naziste “Heil Hitler” dhe vitit që Hitleri u bë kancelar.
Bashkia Viersen, në kufi me Holandën, e nxori këtë numër targe me kërkesë të pronarit, por më pas e tërhoqi vendimin e saj.
Si pasojë, pronari i makinës bëri kërkesë në një gjykatë të Duseldorfit, por edhe këtu iu refuzua.
Më pas ai e paraqiti çeshtjen e tij në një gjykatë më të lartë, në Muenster, e cila mori vendimin e lartpërmendur./atsh