Loading...

Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen kundër Francës

Kombëtarja shqiptare iu rikthye përgatitjeve për sfidën e fundit eliminatore kundër Francës, pas barazimit zhgënjyes me Andorrën.

Kuqezinjtë zbritën sërish në fushën stërvitore për të kryer përgatitjet në prag të përballjes së kësaj të diele, kur do të inagurohet dhe stadiumi i ri i kuqezinjve.

Trajneri Reja e ndau ekipin në dy grupe ku lojtarët që luajtën ndaj Andorrës zhvilluan fizioterapi dhe ushtrime në pishinë për të rikuperuar sa më shpejt formën e tyre ndërkohë pjesa tjetër e lojtarëve ishin të pranishëm në fushë nën urdhrat e trajnerit

Seanca nisi me një përgatitje të lehtë fizike për t’i lënë më pas radhën ushtrimeve të ndryshme me top. Këtë të shtunë djemtë e kombëtare do të stërviten në Tiranë ku do të zbresin në fushë për herë të parë në stadiumin të ri të kuqezinjve. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com