Loading...

Lleshaj apel qytetarëve: Nxitoni të bëni aplikimet për pasaporta, shmangni fluksin e dhjetorit

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj i ka bërë edhe një herë thirrje të gjithë qytetarëve që u skadojnë letërnjoftimet dhe pasaportat, të nxitojnë pranë zyrave të aplikimit për t’u pajisur me to.

Sipas të dhënave më të fundit, këtë vit në krahasim me një vit më parë, janë shtuar me 61% zyrat e pritjes dhe me 109% sportelet e aplikimit.

Kështu, nga 90 zyra pritje në 2018, këtë vit janë 166 zyra pritjeje ndërsa sportelet e aplikimit, nga 145 në 2018, janë 303 këtë vit.

Sipas ministrit Lleshaj, “2019-a është një vit rekord për shtimin dhe përmirësimin e kushteve për pajisjen me pasaportë dhe letërnjoftim”.

“Që të shmanget stresi në fund të dhjetorit, kur dokumentet e vjetër skadojnë dhe zhgënjimi i janarit, kur shumë shërbime nuk mund të jepen pa dokumentet e identitetit, sot kërkohet që qytetarët të nxitojnë për të aplikuar në zyrat përkatëse”, – shprehet Ministri i Brendshëm./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com