Loading...

Moti vjen plot me surpriza

Java nis me diell e temperatura në rënie në orët e mëngjesit, raportojnë sinoptikanët nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Ditën e martë, fillimisht moti parashikohet i qendrueshëm, por prej mesditës, në të gjjithë vendin do të nisin reshjet e shiut.

Këto, në pjesën bregdetare e jugperëndim, parashikohen me intensitet të lartë me rrebeshe dhe rrufe. Në Alpe, do të nisin reshjet e dobëta të dëborës.

Deri ditën e enjte, reshjet do të vijojnë në të gjithë vendin hera-herës dhe në formën e shtrëngatave me rrufe, kryesisht në bregdet. Ditën e premte, reshjet kanë tendencën të mbeten të lokalizuara, vetëm përgjatë bregdetit.

Drejtimi dominues i erës, do të jetë përgjithësisht nga kuadrati i jugut. Hera herës, kryesisht në mesjavë, era do të fryjë e fortë dhe me rrahje në bregdet.

Në vlerat termike, parashikohen luhatjet si më poshtë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com