Loading...

Euro 2020/ Kombëtarja U-19 niset drejt Belgjikës për kualifikueset

Kombëtarja shqiptare U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede është nisur drejt Belgjikës ku do marri pjesë në kualifikueset për Europianin e Futbollit të vitit 2020.

sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, kombëtarja U-19 do të zhvillojë takimet mes datave 13-19 nëntor. Kuqezinjtë e drejtuar nga Dede, do të zbresin në fushën e lojës përballë Greqisë këtë të mërkurë, ndërkohë që më 16 nëntor do të sfidojnë të zotët e shtëpisë. Takimi i fundit luhet më 19 nëntor, ku si rival do të gjejnë Islandën.

FSHF bënë të ditur nga se nga ky raund kualifikues do të presin biletën për në turin tjetër 2 skuadrat e para dhe e treta më e mirë në 13 grupe gjithsej. Europiani i 19-vjeçarëve do të zhvillohet në Irlandën e Veriut vitin e ardhshëm. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com