Loading...

Eliminatoret 2020/ Uzuni e Ndoj: Duhet të hyjmë në fushë vetëm për fitore

Kombëtarja Kuqezi ka nisur në Durrës përgatitjet për dy kualifikueset e fundit të “Euro 2020”, ndaj Andorës dhe Francës.

Ndeshja e parë do të luhet në “Elbasan Arena”, më 14 nëntor, ndërsa tjetra në stadiumin e ri të kryeqytetit. Në konferencë për shtyp, mesditën e sotme kanë dalë dy futbollistë, Emanuele Ndoj dhe Myrto Uzuni. Të dy futbollistët shprehen optimist për këto përballje.

“Është tjerët klubi është tjetër kombëtarja. Kur je këtu ke ndjenja të tjera, e ndien më shumë fanellën, ke besim. Unë ndihem krenar që i përfaqësoj këto ngjyra. Mungova në dy ndeshjet e kaluara, por mezi po e prisja ftesën e radhës. Kam punuar fort dhe e prisja rikthimin”-, tha Uzuni.

“Ndihem mirë, pasi me skuadrën time kam luajtur çdo ndeshje nga 90 minuta, kam asistuar kam shënuar. Besoj se jam në formë të mirë. Dua të luaj në të dyja ndeshjet, por si fillim duhet t’i tregoj trajnerit në stërvitje se jam i gatshëm. Nuk jam ndier mirë që nuk u grumbullova, por jam shumë i lumtur që u riktheva. Trajneri e pa që po bëja mirë në klubin tim, ndaj më thirri. Nuk kërkoj sqarime, sepse trajneri nuk mund t’i japë llogari lojtarit pse nuk e thërret. Konkurrenca, edhe në sulm, ku luaj unë, i bën mirë ekipit. Lojtarët japin maksimumin për të merituar formacionin”-, vijoi sulmuesi kuqezi.
“Aspekti personal del në plan të dytë te kombëtarja. Me rëndësi është që të marrim pikët maksimale, sepse kështu do të mbeteshim të gjithë të gëzuar. Ndaj Andorrës nuk duhet nënvlerësim. Jemi profesionistë dhe duhet të hyjmë në fushë vetëm për fitore, pavarësisht kundërshtarit. Të marrim tri pikët në ndeshjen e parë, pastaj mendojmë për Francën. Fakti që do të luajmë në shtëpinë tonë të re përbën një motiv plus. Aty, tifozëria do të jetë e gatshme për të na përkrahur akoma me shumë”-, theksoi ai.

Emanuele Ndoj tha se është i lumtur për rikthimin te Kombëtarja. “Jam i lumtur që kthehem në kombëtare. Kam qenë jashtë fushave për 3 muaj, i dëmtuar. Tashmë kam filluar të stërvitem me ekipin dhe të luaj. Jam më mirë. Pas dëmtimit, kam luajtur 2 ndeshje në Serie A. Mund të kem rreth 70 minuta në këmbë. A jam gati të luaj me kombëtaren? Këtë do ta vendosë trajneri. Nëse paraqitem mire në stërvitje, do të më aktivizojë. Është gëzim i madh të jem këtu, do të jap 100 % çdo herë që do të luaj. Këtë periudhë më ka munguar shumë kombëtarja”-, theskoi Ndoj.

UEFA sot ka caktuar edhe arbitrat për ndeshjen me Andorën që do të jenë një katërshe nga Estonia me kryesor Kristo Tohver. Ndërkohë tre futbollistët të cilët rrezikojnë të humbasin sfidën me Francën në rast se ndëshkohen me të verdhë janë Keidi Bare, Kastriot Dermaku dhe Taulant Xhaka.atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com