Loading...

Ahmetaj: Siguria ushqimore e panegociueshme

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj deklaroi të hënën se siguria ushqimore është e panegociueshme, ndërsa i kërkoi Kuvendit të mos miratojë p/ligjin për faljen e gjobave të vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndaj operatorëve të biznesit ushqimor.

Qëllimi i projektligjit është lehtësimi i barrës së operatorëve ekonomike që kanë aktivitet kryesor prodhimin, përpunimin dhe shpërndarjen me shumicë të ushqimeve si dhe shitjen me shumicë të prodhimeve shtazore, të cilët janë gjobitur nga AKU-ja pasi nuk kanë qenë të licencuar për ushtrimin e aktivitetit në momentin e kryerjes së kontrollit, por që aktualisht janë pajisur me licencën përkatëse, sipas legjislacionit të licencimit.

Por kreu i Komisionit të Ekonomisë, Ahmetaj tha se bëhet fjalë për gjoba të nisura në periudhën korrik-shtator që përkon edhe me nisjen e planit operacional kundër informalitetit, fokusuar gjithashtu në sigurinë ushqimore dhe siguria ushqimore nuk ka çmim, nuk ka as të paditur ndaj dhe ligji parashikon nivele të tilla gjobash që shkojnë deri në 2 milion lekë..

Po ashtu sipas Ahmetajt, p/ligji nuk siguron trajtimin e barabartë të individëve që janë në kushte të barabarta, vlerësohet se është në kushtet e cenimit të parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit.

Ndërsa lidhur me argumentin se këto biznese nuk njihnin ligjin, Ahmetaj tha se nuk mund të justifikosh një sipërmarrje se nuk e njeh ligjin. “Po t’i referohemi vendimit të vitit 2009 në aspektin e licencimit nuk ka ndryshuar asgjë. Nuk ka arsye që sipërmarrjet të mos njohin detyrimin ligjor për licencim”, tha Ahmetaj.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit, vijoi Ahmetaj, e kundërshtuan gjithashtu p/ligjin e propozuar dhe argumentuan se veprimtaria e AKU është kryer në mbështetje të plotë të dispozitave ligjore dhe rregullatore në fuqi./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com