Loading...

Zhvillohet me sukses në Vlorë “Kupa Pavarësia”,edicioni 4-t ku morën pjesë 237 garues

Ditën e diel më daten 10.11.2019 u zhvillua me sukses në Vlorë Kupa Pavarësia ,edicioni 4-t ku morën pjesë 237 garues nga Shqipëria ,Kosova ,Maqedonia e Veriut,Mali i zi dhe Greqia.

Në total 26 klube ! Për herë të parë aktiviteti i quajtur Pavarësia ka nisur rrugëtimin në 100 vjetorin e pavarësisë,në vitin 2012,ndërsa tashmë vjen për herë të katërt në Vlorë.

Bëhet fjalë për një aktivitet mjaft të rëndësishëm,duke parë numrin e skuadrave dhe sportistëve pjesmarës,nga moshat e vogla deri tek kadetet dhe të rriturit,duke i dhënë rëndësinë dhe emocione të vecanta një sporti si karate në një aktivitet të tillë.

Traineri Reis Tozaj,ka vlerësuar zhvillimin e kupës pavarësia në Vlorë,në edicionin e tij të katërt duke patur si qëllim jo vetëm garimin,por mbi të gjitha evidentimin e sportistëve në sportin e karatesë.

Në këtë aktivitet morën pjesë 30 ekipe nga të gjitha trevat shqiptare,por edhe ekipi kombëtar i karatesë së Greqisë,ndërsa Tozaj ka falenderuar federatën shqiptare,por edhe pushtetin vendor në Vlorë për zhvillimin e këtij aktiviteti Zv presidenti i ËTKA-se Enver Cakici i pranishëm në Vlorë,në zhvillimin e kupës pavarësia në sportin e karatesë,ka theksuar se sa i rëndësishëm është ky rrugëtim që ka nisur prej vitit 2012,me një nivel shumë të lartë garuesish në sportin e karatesë,duke patur si qëllim,rritjen edhe më tej të këtij sporti.

Cakici ka lëshuar edhe akuza mbi vlerësimin e sportistëve,të cilët shumë pak janë të vlerësuar nga federata apo shteti për atë cfarë i kanë dhënë dhe i japin sportit të karatesë.

Në fund janë shpallur edhe ekipet fituese në këtë aktivitet,pas një dite me gara mjaft intesive dhe shumë cilësore. Kupa si ekipi më masovik i ardhur nga Jashtë vendit i takoj skuadrës K.K Uraniku Dibër me trainer z. Durim Pacuku Maqedonia e Veriut,Kupa si ekipi më masovik Shqiptarë i takoj K.K.Energjia Tiranë me trainer z.Erton Latollari dhe si ekip Kampion për herë të parë te Kupa Pavarësia u shpall ekipi i K.K.Elbasani me trainer z.Mirandi Backa.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com