Loading...

Përballjet me Andorrën e Francën, rikthehen Uzuni e Xhaka

Trajneri Edi Reja ka publikuar listën e të grumbulluarve në Kombëtaren e Shqipërisë, ku bie në sy rikthimi i Taulant Xhakës, teksa është thirrur për herë të parë Florian Kamberi.

Po ashtu surprizë është dhe kthimi i sulmuesit të Lokomotivës së Zagrebit, Myrto Uuzuni. Ky i fundit nuk ishte parashikuar të grumbullohej, ashtu si në ndeshjen ndaj Francës dhe Moldavisë, por diçka duket se ka ndryshuar mendjen e teknikut italian. Beratasi rikthehet me kombëtaren pas një grumbullimi që u la jashtë. Ndërkohë talenti i “Çelsit”, Armando Broja, ka mbetur në listën e pritjes, ashtu si Ergys Kaçe, Cekiçi, Vrino apo dhe Alijin.

jashtë liste janë Armando Sadiku, Sokol Çikalleshi dhe Amir Abrashi, që u shtohen Marash Kumbullës dhe Mërgim Mavrajt.

Kombëtarja e Shqipërisë do të ndeshet me Andorrën më 14 nëntor dhe Francën më 17 nëntor, kjo e fundit pritet të jetë dhe sfida e parë në stadiumin “Arena Kombëtare”.

LISTA E KOMBËTARES PËR NDESHJET NDAJ ANDORRËS DHE FRANCËS

PORTIERË: Thomas Strakosha (Lazio), Etrit Berisha (SPAL), Alban Hoxha (Partizani)

MBROJTËS: Elseid Hysaj (Napoli), Berat Djimsiti (Atalanta), Kastriot Dermaku (Parma), Enea Mihaj (PAOK), Ermir Lenjani (Sion), Frederic Veseli (Empoli), Ardian Ismajli (Hajduk Split), Lorenc Trashi (Partizani), Hysen Memolla (KPV)

MESFUSHORË: Taulant Xhaka (Basel), Keidi Bare (Malaga), Klaus Gjasula (Paderborn), Kristi Qose (Ruzomberok), Odise Roshi (Akhmat Grozny), Ledian Memushaj (Pescara), Lindon Selahi (Tëente), Ylber Ramadani (Velje BK), Emanuele Ndoj (Brescia)

SULMUES: Bekim Balaj (Sturm Graz), Myrto Uzuni (Lokomotiva Zagreb), Rey Manaj (Albacete), Taulant Seferi (Xamax), Florian Kamberi (Hibernian)

LISTA E PRITJES: Gentian Selmani (Menemenspor), Endri Çekiçi (Olimpija Ljubjana), Ivan Balliu (Almeria), Naser Aliji (Honved), Giacomo Vrioni (Cittadella), Ergys Kaçe (AEL), Armando Broja (Chelsea), Enis Çokaj (Lokomotiva Zagreb). /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com