Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me samitin e Ohrit, ku u diskutua përshpejtimi i zbatimit të 4 lirive të BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Sipas Bashës, “lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”.
“Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!”-, nënvizoi Basha./atsh