Që prej antikitetit flauti konsiderohet si një instrument pothuajse magjik, që i jep krahë fantazisë dhe ka një efekt deri hipnotizues te njerëzit. Këtë efekt flauti shfaqi mbrëmjen e djeshme për publikun kryeqytetas në koncertin me muzikë dhome “Flauti Magjik”.
Në sallën “Tonin Harapi” të Liceut Artistik publiku shijoi tingujt e muzikës klasike nën interpretimin e mrekullueshëm të tre muzikantëve, dy nga Gjermania: Claudia Stein e Daniel Barenboim dhe violonçelistit shqiptar Vlorent Xhafaj.
Ata interpretuan për publikun variacione të Beethoven-it nga opera e Moxartit “Flauti Magjik”, Charles-Marie Widor dhe pjesë nga George Eenescu dhe Carl Maria von Weber.
Nën interpretimin e flautit, pianos dhe violonçelit këto pjesë nga muzika klasike botërore i dhuruan publikut magjinë dhe madhështinë që vetëm muzika klasike e bën.atsh