Loading...

Meta kthen ligjin “Për koorporatën e investimeve shqiptare”, në kundërshtim me Kushtetutën

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “Për koorporatën e investimeve shqiptare”.

Meta vlerëson se “ky ligj bie në kundërshtim me parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë”.

Po ashtu, Meta thekson se “ligji cënon parimin e sigurisë juridike dhe të drejtën themelore të pronës, si dhe fryma e këtij ligji është në kundërshtim me sistemin ligjor aktual mbi të cilin zhvillohet shoqëria shqiptare”.

“Qëllimi i ligjit është i paqartë, subjektiv dhe nxjerrja e kësaj norme të re ligjore është e pajustifikuar objektivisht. Krijimi i një subjekti tregtar nëpërmjet një ligji të veçantë krijon premisa për cenim të “parimit të barazisë përpara ligjit”, “lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe nismës së lirë” parime këto që gëzojnë mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta në nenet 11 dhe 18”, tha Meta./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com