Loading...

Në një anije 100-vjeçare gjenden 600 shishe… konjak!

Më 22 tetor, Ocean X, një kompani suedeze, e specializuar në kërkimin e pijeve alkoolike shumëvjeçare të humbura në det, zbuloi nga mbetjet e anijes ”Kyros” 600 shishe konjak dhe 300 benediktinë, një tretës i distiluar me erëza dhe bimë.

Anija ”Kyros” ishte fundosur në ishullin e Aland nga një nëndetëse gjermane në vitin 1917 ndërkohë që po udhëtonte drejt Finlandës, e ngarkuar me mallra që kishin si destinacion Rusinë.

Ekuipazhi ishte shpëtuar dhe ishte transferuar në bordin e një anijeje me destinacion Suedinë.

Konjaku, prodhuar nga “De Haartman” dhe benediktina po analizohen në një laborator për të vendosur nëse janë të përshtatshme për konsum.

“Deti Balltik ofron kushte të favorshme për ruajtjen e këtyre pijeve sepse ai është i errët dhe shumë i ftohtë”, theksoi Peter Lindberg, zyrtar i ekspeditës.

“Vlera e këtyre shisheve mbetet për t’u vendosur sepse marka e konjakut nuk ekziston më”, theksoi Peter Lindberg./ atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com