Kryeprokurorja Arta Marku ka filluar verifikimin e fakteve të bëra publike në rastin e prokurorit Arjan Ndoja.
Ky i fundit u përfshi në një atentat të premten e kaluar në Shkozet, kur makina me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, i njohur si i forti “i forti i Sukthit” u qëlluan me armë.
Pas kërkesës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për hetimin e prokurorit Ndoja, Marku ka publikuar urdhrin.
“Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku prej ditës së djeshme dt 05.11.2019 ka filluar verifikimin e fakteve të bëra publike në rastin e prokurorit Arjan Ndoja. Verifikimet konsistojnë në mbledhjen e të dhënave për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë me funksionin e magjistratit, parashikuar në nenin 103 shkronja“a” të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””, thuhet në urdhrin e kryeprokurores Arta Marku. /atsh