Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve në zbatim të ligjit “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve ” filluan sot ciklin e parë të trajnimit dhe ngritjes së kapaciteteve të 236 punonjësve të mbrojtjes së femijëve.
Ky proces u institucionalizua me firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Shkollës Shqiptare për Administratën Publike ASPA, UNICEF-it dhe Terre des hommes – Albania për të institucionalizuar kurrikulën e trajnimit mbi Mbrojtjen e Fëmijëve për Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijës.
Kurrikula, do të bëhet e detyrueshme për të gjithë Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijës në Shqipëri. /atsh