Kryetari i PD-së Lulzim Basha folur sot lidhur me arrestimit e autorit të dyshuar të plagosjes me armë të prokurorit dhe dy shtetasve të tjerë ndodhur pak ditë më parë në Durrës.
Në një prononcim për mediet, Basha u shpreh se “fatkeqësisht kjo është një luftë e pastër mes bandash në pushtet dhe është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm për zgjedhje të parakohshme, që do t’i kthejnë qytetarëve dinjitetin të drejtën e votës dhe fuqizojnë duke zgjedhur në parlament dhe qeveri njerëzit që meritojnë të udhëheqin aspiratat dhe dëshirat e tyre për ndryshim”.
“Në funksion të saj është dhe turi që sapo kam nisur. Është një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi, jo vetëm i halleve, brengave të vërtetës së hidhur si kjo që është shpalosur sot por dhe të zgjidhje që duhet të prodhojnë një qeveri dhe një parlament që të përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe jo interesat e bandave kriminale siç tregon qartë dhe arrestimi i sotëm” , tha Basha. /atsh